Tifozi i Valencias, Vicente Navarro, i rikthyer në statujë, është ‘personi’ i vetëm i ulur në tribunat e ‘Mestalla’, në ndeshjen e vlefshme të La Ligas mes Valencias dhe Levantes.
Valencia dhe Levante janë duke u takuar në ‘Mestalla’, me të dy skuadrat që po zhvillojnë ndeshjen e parë që nga muaji mars, pas pezullimit të futbollit në Spanjë shkaku i COVID-19.
Shkaku i COVID-19, në La Liga të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve.
Përjashtim bën Vicente Navarro, i cili për nder të besnikërisë së treguar ndaj Valencias, pas vdekjes së tij, statuja i është vendosur në ‘Mestalla’, për t’i ndjekur përgjithmonë ndeshjet e skuadrës të cilën e mbështeti gjatë gjithë jetës.
Navarro ka qenë një nga tifozët më të vjetër të Valencias, dhe më i veçanti për nga historia.
Edhe pse në moshën 54 vjeçare kishte humbur shikimin, ai kishte vazhduar të shkonte në ‘Mestalla’, sa herë që Valencian zhvillonte ndeshjet si vendas.
Derisa po zhvillohet ndeshja mes Valencias dhe Levantes, në media është publikuar statuja e tij që qëndron në Mestalla, duke shkruar se është tifozi i vetëm që po ‘ndjek’ këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.