Liverpooli po kalon momente fantastike në Premier Ligë ku nga 26 ndeshje të zhvilluara deri tani ka 25 fitore dhe 1 barazim
Kjo formë e mrekullueshme e Liverpoolit nuk është duke i pëlqyer aspak një tifozi të ri të Manchester Unitedit, i cili i ka shkruar një letër trajnerit, Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net
Në letër ai kërkon nga Klopp që Liverpooli të fillojë të humbas ndeshje, pasi për të si tifoz i Unitedit është trishtuese.
Love this reply back from Jurgen Klopp to a 10 year old Man Utd fan. pic.twitter.com/DsZSQlYPSZ
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) February 21, 2020
“Liverpool po fiton shumë ndeshje. Nëse i fitoni edhe nëntë ndeshje, atëherë do të keni sezonin më të mirë si të pamposhtur në futbollin anglez. Duke qenë një tifoz i United, kjo është trishtuese. Kështu që herën tjetër që Liverpool të luajë, ju lutemi bëj që ata të humbasin. Ju thjesht duhet të lini ekipin tjetër të shënojë,” thuhet në letrën e djaloshit.
E përgjigjja e trajnerit gjerman ka qenë me shumë klas, edhe pse klubi që udhëheq ka rival Unitedin, ai i tha djaloshit se është me fat që mbështet një skuadër si ajo e ‘Djajve të Kuq’.
“Fatkeqësisht, në këtë rast nuk mund të pranoj kërkesën tuaj. Sa më shumë që ju dëshironi që Liverpool të humbas, është detyra ime të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Liverpoolin të fitojë, pasi ka miliona njerëz në të gjithë biotën që duan të kjo të ndodh, kështu që unë më të vërtetë nuk dua t’i lë ata”.
“Për fatin e mirë të juajin, ne kemi humbur shumë ndeshje në të kaluarën, dhe do të humbasin në të ardhmen, sepse ky është futbolli”.
“Unë mund të them me siguri që një gjë që nuk do të ndryshojë është pasioni juaj për futbollin dhe klubin tuaj. Manchester United janë më fat që ju kanë juve,” thuhet në përgjigjen e Kloppit. /Reporteri.net/
Good guy is Klopp, sadlyhttps://t.co/OpJZhIFCUV
— Matt Nuttall (@MattNuttall1989) February 21, 2020