Një tifoz anglez ka treguar se si e kishte humbur kuletën e tij në Prishtinë, gjatë ditëve që ishte në vizitë për ndeshjen midis kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë në futboll.
“Më ka rënë kuleta në rrugën kryesore të Prishtinës. Ky djaloshi hyri në lokal, ma ktheu kuletën dhe nuk ishte marrë asgjë nga aty. Kosova me të vërtetë është vend i madh”, ka shkruar në ‘Twitter’, fansi Simon Bruce, transmeton Insporti.
Ai tregoi se ka pasur shumë të konsiderueshme parash, dhe dokumente të rëndësishme.
“Seriozisht, në kuletë kam pasur 500 funte dhe kartelat bankare dhe asgjë s’ishte marrë. Njerëzit në Kosovë janë më të mirët”, ka shkruar tutje ai.Bruce, ashtu si shumë tifozë të tjerë të Anglisë, ka postuar foto të ndryshme nga qëndrimi i tij në Prishtinë, për ndeshjen që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’.
The Police in Kosovo love us English #EnglandAway #EURO2020 #NUFC #koseng pic.twitter.com/NoobMwheYq
— Simon Bruce (@scooterboy48) November 18, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.