×
  • Sport
  • Sport

    ‘Tigri’ i Kombëtares rrëfehet për Daily Mail: Stërvitja është si aheng, kur dalim për të ngrënë nuk na lënë të paguajmë

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 14:08

    Florent Hadërgjonaj në një intervistë për prestigjiozen Daily Mail ka rrëfyer shumëçka rreth Kombëtares së Kosovës


    Kosova dje e mposhti Çekinë në Fadil Vokrri me rezultat 2-1 dhe vazhdon të jetë pa humbje për pothuajse gati 2 vjet, shkruan Reporteri.

    Sfida e radhës e ‘Dardanëve’ është me Anglinë të martën, derisa para kësaj përballje mbrojtësi i Huddersfield, Florent Hadërgjonaj ka dhënë një intervistë për Daily Mail.

    “Kur ne lojtarët ulemi dhe bisedojmë, nuk flasim vetëm për futbollin”, ka thënë fillimisht.

    “Të gjithë e rrëfejnë historinë e tyre. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës, i dëgjojnë ata që ishin.

    Deçanasi vazhdon rrëfimin duke treguar se si disa nga bashkëlojtarët e tij kishin ecur bjeshkëve kur ishin të vegjël shkaku i luftës atë kohë.

    “Ne dëgjojmë sesi bashkëlojtarët tanë kishin ecur bjeshkëve për të ikur kur ishin fëmijë të vegjël. Kanë ecur dy deri në tri ditë, derisa të shtënat kanë krisur përreth tyre. Është gjë emocionuese, sepse e kupton që edhe familja jote, xhaxhallarët dhe kushërinjtë tuaj janë përballur me të njëjtën gjë.

    “Ekipi i futbollit mund ta tregojë anën e mirë të vendit. Lojtarët tanë janë lindur në vende të ndryshme, por bashkohen dhe krijojnë gjëra. Dashuria për futbollin është e çmendur. Ne e mundem Bullgarinë në Sofje dhe qindra tifozë qëndruan deri në orën 3 të mëngjesit në aeroport për të na përshëndetur.

    Në fund Hadërgjonaj ka treguar se sa shumë kosovarët i duan futbollistët e Kombëtares, ku përmend faktin që sa herë që dalin për të ngrënë, ata nuk paguajnë asnjëherë.

    “Kur dalim për të ngrënë, ata nuk na lënë të paguajmë. Stërvitja është i aheng. Njerëzit shikojnë dhe e lëshojnë muzikën. Nuk mund ta parafytyroj sesa mirë do të ishte sikur të kualifikoheshim në Euro 2020,” përfundoi mbrojtësi i Huddersfield. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!