×
  • Sport
  • Sport

    Tik-tak, tik-tak, ora po afron: Super meçin Wilder – Ortiz mund ta shikoni LIVE këtu

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 22:00

    Deontay Wilder do të përballet me Luis Ortiz në Las Vegas dhe meçi do të fillojë në ora 04:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale


    Adhuruesit e boksit po e presin me padurim këtë përballje mes dy boksierëve të njohur, shkruan Reporteri.net

    Wilder dhe Ortiz janë përballur në vitin e kaluar ku kishte fituar boksieri amerikan me anë të një nokauti teknik në rundin e 10-të.

    Amerikani në karrierën e tij ka zhvilluar 42 meçe, ku 41 i ka fituar, prej tyre 40 me KO, ndërsa një herë ka barazuar, me Tyson Furyn.

    Image
    Kubanezi në anën tjetër ka zhvilluar 34 meçe, ku ka 31 fitore, prej tyre 26 me KO, ndërsa ka një humbje, pra pikërisht nga Wilder.

    Dyshja do të fitojnë shuma të majme parash, ku ëilder natyrisht do të përfitojë më shumë shkaku edhe i famës që ka.

    Wilder do të përfitojë 2.7 milionë euro, ndërsa Ortiz 1.7 milionë. Nga të drejtat televizive amerikani do të fitojë 18 milionë euro, ndërsa kubanezi 6 milionë.

    Të dy janë të bindur se do të dhurojnë spektakël në këtë rimeç.

    Image result for wilder ortiz KO
    “Ai e di çfarë ndodhi në përballje e parë, ai e di çfarë do të ndodhë në takimin e dytë. Nuk do të kem mëshirë ndaj tij,” ka thënë Wilder.

    Ndërkaq kubanezi ka thënë se do të jetë një natë e madhe për të dy boksierët.

    “Nuk kemi çfarë të themi më shumë. Nesër është nata jonë,” ka thënë Ortiz.

    Këtë super përballje mund ta shikoni në orët e para të mëngjesit të së dielës, pra rreth orës 04:00 duke klikuar KËTU. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!