Gjermania dhe Franca e zhvillojnë nesër ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.Të dy kombëtaret do të përballen me fillim nga ora 21:00.
Pritet të jetë një finale para finales ndeshja e nesërme.
Sulmuesi i kombëtares gjermane, Timo Werner ka folur para kësaj ndeshje.Ai ishte optimist në konferencën për shtyp duke thënë se ndaj Francës skuadra e tij do të luajë shanset për të fituar.
”Mezi po e pres të nisë. Edhe pse erdha më vonë nga pjesa e tjetër e lojtarëve, gëzimi është i madh. Ndeshjet e para i kemi parë në televizor, por tani po vjen radha jonë për të luajtur. Ata janë kampionë bote dhe për të arritur atë që kanë bërë ata, duhet të kesh një skuadër të kompletuar. Në mbrojtje kanë lojtarë të mëdhenj, një mesfushë dhe sulm gjithashtu. Për t’i ndalur duhet të luajmë si skuadër. Franca është një nga favoritet për të fituar trofeun në fund, por ne mund ta mposhtim nëse bëjmë ndeshjen perfekte”, tha Werner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.