Viti 2022 konfirmohet si më negativi në karrierën e Cristiano Ronaldos, me yllin portugez që së fundi ka marrë një tjetër goditje në aspektin e imazhit. Kështu CR7 nuk është përzgjedhur në listën e 32 yjeve që do të jenë imazhi i kampionatit botëror Katar 2022.
Bëhet fjalë për 32 futbollistët më të rëndësishëm të çdo përfaqësueseje që garon në Katar 2022, posterat e të civële do të jenë edhe imazhi i kompeticionit, teksa Portugalia do të përfaqësohet nga njëri mes Diogo Jotës dhe Bruno Fernandesit.
Ndonëse Ronaldo është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Portugalisë, nuk do të jetë ai përfaqësuesi i luzitanëve, ndërsa ESPN ka zbuluar se Kanadaja do të përfaqësohet nga Alphonso Davies, Kroacia nga Luka Modric, Anglia nga Harry Kane, Uruguai nga Luis Suarez, Senegali nga Sadio Mane dhe Katari nga kapiteni Hassan Al Haydos./Supersport.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.