×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër klub nga Premier Liga interesohet për Vedat Muriqin

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 18:04

    West Ham United është klubi i radhës që po interesohet për shërbimet e Vedat Muriqit


    Paraqitjet fantastike me Kosovën kanë bërë që shumë klube ta përcjellin nga afër sulmuesin prizrenas, shkruan Reporteri.net

    Fillimisht raportohej për interesimin e Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, ndërsa tani e përditshmja turke ‘Sabah’ raporton se edhe West Ham po kërkon shërbimet e Muriqit.

    25 vjeçari shënoi dy gola me Kosovën në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë, ndërsa edhe te Fenerbahce po tregon paraqitje të mira. Klubi turk ka bërë të ditur se nuk merr parasysh asnjë ofertë nën 30 milionë euro për Muriqin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!