Organizatorët olimpikë janë shprehur të shqetësuar për përhapjen e koronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë ky virus në Lojërat e Tokios këtë verë.
Shefi ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Tokios, Toshiro Muto shpreson se ky virus do të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në kuptimin që përhapja e virusit infektiv mund të bartet shumë shpejtë tek tifozët e pranishëm në Lojërat Olimpike,” tha Muto.
Më shumë se 24 mijë raste të virusit janë regjistruar në Kinë dhe mbi 490 njerëz kanë vdekur.
Dy njerëz kanë vdekur nga virusi jashtë territorit të Kinës, një në Hong Kong dhe një në Filipine.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar shpërthimin e virusit si një emergjencë globale shëndetësore, por tha se ajo ende nuk përbën një “epidemi”, ose përhapjen në të gjithë botën e një sëmundjeje të re.
Zyrtarët e qeverisë japoneze, përfshirë kryeministrin Shinzo Abe, thonë se ata do të punojnë shumë për të minimizuar çdo ndikim të koronavirusit në Lojërat Olimpike 2020, të cilat fillojnë me 24 korrik.
Saburo Kawabuchi, kryetar i Komitetit të Atletëve ku do të qëndrojnë 11 mijë atletë, thotë se shpreson për një Olimpiadë të qetë, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur atletët dhe për t’i lejuar ata të tregojnë shfaqjet e tyre më të mira” shtoi ai./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.