Ish ylli i bardhezinjve ka këshilluar ish klubin e tij që të transferojë mesfushorin e Manchester United këtë verë.
Paul Pogba do të ishte një “dhuratë ideale” për Andrea Pirlon pas emërimit të tij si trajner i Juventusit, sipas ish shokut të tij të skuadrës Luca Toni.
Francezi kishte fituar tetë kupa për katër sezone me Juven – tri prej të cilave kishte luajtur bashkë me Pirlon – para se ai të rikthehet në Old Trafford më 2016.
“Duke e njohur Andrean, ai do ta ndërtoj skuadrën e tij nga mesfusha”, tha ai për Tuttosport. “Pogba do të ishte një dhuratë ideale për të. Nuk e di a është kjo e mundshme, por sigurisht që do të ishte opsioni më i mirë”.
“Andrea nuk do të jetë një trajner i cili fokusohet në mbrojtje dhe kundërsulme. Ai pëlqen të dominojë me posedim të topit dhe dëshiron që të ndërtojë një skuadër sulmuese”.
“Nuk e di çfarë sistemi do të përdorë ai dhe nuk mendoj se kjo ka rëndësi. Andrea është inteligjent dhe fleksibil”, ka thënë Toni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.