Kampionati Botëror i futbollit tashmë ka arritur në fazën përfundimtare, përkatësisht në gjysmëfinale, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Kroacia-Argjentina dhe Maroku-Franca janë çiftet gjysmëfinale që synojnë të kurorëzohen me titullin e kampionit të botës.
Përtej garës për trofeun e më të mirit në botë, një luftë e ashpër po bëhet edhe sa i përket golashënuesit më të mirë në këtë kampionat.
Janë tre lojtarë që po i prijnë kësaj liste dhe që të tre vazhdojnë të jenë ende pjesë e Botërorit që nënkupton se ata edhe më tutje mund të shtojnë gola në emrin e tyre.
Listës i prinë sulmuesi në top formë i Francës, Kylian Mbappe me pesë gola, i ndjekur nga Lionel Messi i Argjentinës me katër gola, kurse i treti, po ashtu me katër gola është sulmuesi tjetër i ‘Gjelave’ Olivier Giroud.
Top pesësha kompletohet me spanjollin Alvaro Morata dhe portugezin Goncalo Ramos që kanë shënuar nga tre gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.