Legjenda e Liverpoolit, Gerrard ka komentuar zërat rreth asaj se kush e meriton “Topin e Artë”, Van Dijk apo Messi.
Trajneri i Rangers tha se Messi vërtetë është një gjeni i futbollit, por nëse ky çmim shikohet në aaspektin, se si lojtarët luajnë për një sezon, ai trofe padyshim duhet t’i takojë mbrojtësit holandez, shkruan Reporteri.net.
“Unë jam adhuruesi numër një i Messit, sigurisht. E dua si lojtar. Golat dhe asistet që dhuron ai janë të jashtëzakonshme”, tha Gerrard.
“Por, nëse flasim për vazhdimësinë që një lojtar shfaq gjatë një viti, i cili e fiton kupën evropiane dhe është i pagabueshëm në çdo ndeshje, atëherë ky lojtar e meriton Topin e Artë”, tha ai për William Hill.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.