Klopp thotë se Messi është lojtari më i mirë i kësaj gjenerate, por gjermani favorizon holandezin, Van Dijk për çmimin “Topi i Artë”.
Përkundër se ka një simpati të veçantë për argjentinasin, Messi, tekniku gjerman thotë se “Topin e Artë” për sezonin e kaluar duhet ta fitoj Van Dijk, shkruan Reporteri.net.
Por, Klopp shkon tutje, ku thotë se nëse “Topi i Artë” i jepet lojtarët të gjeneratës, atëherë padyshim se Leo Messi duhet ta meritojë këtë.
“Nëse ia jepni “Topin e Artë” lojtarit më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë ai duhet t’i shkojë gjithmonë Lionel Messit.
“Ky është realiteti. Por, nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë e meriton Virgil van Dijk. Unë nuk e di saktësisht se si do të funksionojë, por kështu e mendoj. Lojtari më i mirë i të gjithë kësaj gjenerate? Pa diskutim, është Lionel. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Ky është Virgil. Do ta shohim se cili do të fitojë”, tha Klopp.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.