×
  • Sport
  • Sport

    Torino tenton që ta ‘bllokojë’ Vojvodën

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 16:12

    Mbrojtësi i krahut i Kosovës, Mërgim Vojvoda po bën paraqitje të mrekullueshme me skuadrën e Torinos, përcjell Reporteri.net.

    E, pas paraqitjeve të mira të lojtarit shqiptar, drejtuesit e skuadrës së Torinos po mendojnë që të i rinovojnë kontratën atij.

    Anipse kontrata e tij skadon në vitin 2024, nga Torino po mendojnë se mund që të përfitojnë më shumë nëse i rinovojnë kontratën atij.

    Së fundmi, siç raporton media italiane, Football Italia, drejtuesit e AC Milan janë duke vëzhguar lojtarin e Kosovës.

    Vlen të përmendet se Vojvoda është duke u parë si alternativë e Calabria në të majtë, pasi që nuk është në formën e duhur këtë vit.

    Por, drejtuesit e kuqezinjve ende nuk kanë paraqitur asnjë ofertë lidhur me të.

    Ndërkaq, sa i përket porterit të Torinos, Etrit Berisha, ani kishte qenë duke u larguar, por tani ka fituar besimin e trajnerit, Juric, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira për skuadrën nga Turin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!