Mes lojtarëve me të cilët Torino do të fillojë sezonin e ardhshëm është Mërgim Vojvoda.
Mbrojtësi kosovar është i vetmi në mesin e të transferuarve verën e kaluar që e ka të sigurt qëndrimin.
Amer Gojak, Federico Bonazzoli dhe Nicola Murru tashmë janë kthyer në ekipet nga kishin ardhur në formë huazimi.
Ricardo Rodriguez dhe Karol Linetty janë gjithashtu në shitje dhe vetëm Vojvoda është e sigurt që do të qëndrojë.
Futbollisti kosovar pati ndikim të madh në ndeshjet e fundit të Torinos në Serie A duke shënuar dy gola vendimtar dhe duke ia siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.