Fernando Torres ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv pasi të përfundojë sezoni në Japoni.
Spanjolli ka komunikuar lajmin para disa ditëve, ndërsa nuk ka zbuluar se çfarë ka në plan të bëjë tutje pas futbollit, shkruan Reporteri.net
Në intervistën e fundit, Torres ka zbuluar kujtimet më të mira të tij dhe njëkohësisht futbollistët më të mirë që ai ka luajtur.
Ai ka pasur plot lavde për ish-kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard të cilin e ka quajtur si futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë.
“Unë e kam kuptuar se ai ishte futbollisti që kompletonte lojën time. Mendoj se niveli im ishte në një tjetër dimenzion kur unë luaja me të.
“Ishin tri vite të mrekullueshme të luaja përkrah Steven dhe unë do të dëshiroja të kthehesha në ato ditë – qoftë edhe për një minut”, ka thënë Torres.
Torres u largua nga Anfieldi në vitin 2011 kur dorëzoi kërkesën për largim, derisa Chelsea paguajti 50 milionë funte për shërbimet e spanjollit.
Kujtojmë që prej largimit nga Liverpooli, Torres nuk e gjeti kurrë formën që zotëronte në Anfield./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.