×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhami preket nga coronavirusi, por nuk zbulohet emri i të infektuarit

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 8:27

    Klubi i Tottenhamit konfirmoi këtë të mërkurë se një pjesëtar i tij ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.


    Është rasti i vetëm me COVID-19 nga 1 197 testet e fundit të kryera nga Premier League.

    Me anë të një qëndrimi zyrtar Tottenhami sqaroi se “për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”.

    Nëse bëhet fjalë për një futbollist, skuadra londineze mund të rrezikojë ristartin e sezonit.

    Që kur Premier League nisi të kryente testet masive për 20 klubet e saj, nga rreth 4 900 të testuar vetëm 13 raste në total nga rezultuar me Koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!