Francesco Totti ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën, ku pritet të konfirmojë largimin e tij nga Roma.
Konferenca për shtyp do të mbahet në ora 13:00, në zyrat Coni të klubit verdhekuq.
Edhe pse nuk është ende zyrtare, Totti ka informuar klubin se do ta lë rolin si drejtor i ‘Giallorossit’, duke rritur distancën mes tij dhe pjesës tjetër të hierarkisë së tyre.
Duke vepruar kështu, ai do t’i jepte fund 30 viteve të shërbimit ndaj Romës pas 786 paraqitjeve si lojtar, para daljes në pension në vitin 2017.
Kujtojmë se marrëdhëniet e legjendës italiane dhe pjesës tjetër të drejtuesve të klubit nuk kanë qenë aq të mira ndër vite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.