×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Tragjedi në kombëtare, lojtari humb jetën në hotel

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 15:26

    Bota e futbollit ka marrë një lajm të hidhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Portieri i kombëtares së Curacao, Jairzinho Pierer u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit.

    Dyshimet e para janë se ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një ataku kardiak të pësuar nga 31 vjeçari.

    Pieter luajti një rol kyç në fitimin e Kupës së “King’s Curacao” në qershor, ku ata mposhtën Vietnamin në finale me penallti.

    Aktualisht, kombëtarja e Curacao po përgatitet për takimin me Haitin në “CONCACAF League Nations”, duel i programuar për tu luajtur të mërkurën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!