Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, e ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës për paraqitjet e deritanishme në kuadër të Grupit A kualifikuese për EURO 2020, duke thënë se ndeshja kundër Kosovës do të jetë kryesorja në grup.
Kosova dhe Anglia – bashkë me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi – garojnë në grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Për momentin, Anglia e mban kreun e këtij grupi, me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Kosova.
Të martën në stadiumin e Southamptonit “St.Mary’s”, Kosova do ta vizitojë Anglinë për ndeshjen e radhës në kuadër të këtij grupi dhe Southgate ka thënë se kjo ndeshje është kryesorja në grup.
“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë”, është shprehur Southgate.
“E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot (me Bullgarinë). Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”.
Sot, edhe Anglia e edhe Kosova shënuan fitore. Anglia e mposhti Bullgarinë me rezultat 4:0 në “Wembley”, ndërsa Kosova e mposhti Republikën Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.