Gareth Southgate e vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës me të cilën do të ballafaqohet më 10 shtator në Southampton
Anglia do të jetë nikoqire e Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020, me ndeshjen e cila do të luhet në stadiumin e Southamptonit, shkruan Reporteri.net
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate e vlerëson lartë Kosovën dhe këtë e vërteton fakti që ‘Dardanët’ nuk kanë pësuar humbje nga tetori i vitit 2017.
“Është një shtet i ri që pak e njohin, por ka futbollistë cilësorë dhe kjo skuadër nuk mundet prej disa ndeshjesh. Kosova është një shembull i mirë në futboll”, ka thënë Southgate.
Ndryshe, Kosova para duelit me Anglinë do të përballet me Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.