×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Anglisë: S’kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 21:25

    Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për medie pas takimit Kosovë-Angli.


    Kosova kishte periudha kur ishte më e mirë se Anglia por gjithsesi nuk arriti të shfrytëzoj rastet dhe në fund u dënua me kundërsulme të Anglisë dhe humbi 4-0.

    “Kosova na e bëri të vështirë lojën, posaçërisht në pjesën e parë”, tha Southgate.

    “Ishte e vështirë të luajmë në presion por shënuam një gol të bukur dhe e hapëm lojën. Në 70 minuta është dashur të mbajmë presionin. Atmosfera ishte e mrekullueshme”

    “Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë”, shtoi Southgate.

    Tutje ai foli për gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve si dhe për mikpritjen e tifozëve.

    “Ne ju urojmë fat dhe ju falënderojmë për këtë pritje”, tha Southgate.

    “Unë mendoj se gjithë skuadra e vlerësojnë këtë mikpritje dhe njerëzit të na presin në këtë mënyrë e kemi mirëpritur”

    “Keni ndeshje të mira dy vitet e fundit por eksperienca e ndeshjes ne Pragë dhe ajo që ka përfituar Kosova do ju ndihmojë shumë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!