×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Atalantas i çmendur pas shqiptarëve, e ‘ngre në qiell’ Etrit Berishën

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 12:31

    Etrit Berisha ishte më i vlerësuari në radhët e SPAL-it pas humbjes 2-3 me përmbysje ndaj Atalantës.


    Gardiani shqiptar bëri gjithçka mundej për të ndalur furinë e bergamaskëve, me të cilët luante deri pak muaj më parë. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasdperini, e vlerësoi maksimalisht 30-vjeçarin, që me pritjet e tij e mbajti të hapur sfidën deri në fund.

    “Teknikisht, ishte një ndeshje e mirë. Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Etriti është një ish-i ynë, me të vërtetë qe mjaft e vështirë për ta kapërcyer. Atalanta mundi një ekip që me ish-in tonë bëri me të vërtetë mirë”, tha ai.

    Fjalët e Gasperinit janë në sinkron me notën (7) që specialistët italianë i kanë dhënë Berishës.

    “Një ndër më të mirët në fushë. Atalanta, në fakt, e bombardoi me goditje, edhe nga shumë afër, por ai u përgjigj gjithmonë në kufijtë e të mundurës. I pafajshëm si në rastin e golit të Gosens, ashtu edhe në dy goditjet tepër të sakta të Murielit”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!