Jaroslav Slihavy ka thënë se skuadra e tij do ta respektojë Kosovën dhe e ka vlerësuar lartë Edon Zhegrovën
Kosova nesër luan me Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Trajneri i Çekisë, Slihavy në konferencën për shtyp të mbajtur pak më parë ka deklaruar se Kosova është e rrezikshme dhe se kjo skuadër del shumë shpejt nga mbrojtja në sulm.
“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë,” ka thënë Slihavy.
“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kombëtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.