Trajneri i Espanyolit, Rubi ka këshilluar se Lionel Messin duhet shijuar derisa ai vazhdon të luajë, pasi ishte dëshmitar i magjisë së argjentinasit në triumfin e Barcelonës ndaj skuadrës që drejton ai.
Vizitorët bënë punë të mirë për ta mbajtur argjentinasin dhe bashkëlojtarët e tij në Camp Nou.
Megjithatë, në minutën e 71-të, Lionel Messi theu akullin duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, para se ta dyfishonte epërsinë e Barçës në minutën e fundit të takimit.
“Ju këshilloj ta shijoni Messin derisa vazhdon të luajë”, tha Rubi pas ndeshjes.
“Ai është lojtar shumë i veçantë dhe, kur nuk luan, mund ta vëresh lehtë. Isha me fat ta shikoja atë si trajner për një vit”, shtoi ai duke iu referuar ditëve sa ishte ndihmës i Tito Vilanovas në Barçë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.