Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga skuadra uellsiane, The New Saints.
Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë për RTK se skuadra e tij bëri lojë të mirë por u ndëshkua atëherë kur po luanin mirë.
“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin por nuk u kualifikuan dhe tifozët që erdhën në stadium. Nuk është hera e parë që një skuadër që luan mirë penalizohet në fund”.
“Lojtarët dhanë maksimumin dhe kundërshtari luajti më dobët se në ndeshjen e parë, por jo gjithmonë fiton ata që luajnë mirë.
Bëmë paraqitje të mirë, nuk turpëruam Kosovën dhe Feronikelin dhe në vitet e tjera një skuadër tjetër ose ne do të vazhdoj në rundin tjetër”, deklaroi ai.
Kampionët e Kosovës nuk janë larguar nga garat evropiane pasi që do të vazhdoj garën në Europa League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.