×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Greqisë: Do ta kemi vështirë ndaj Kosovës

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 19:16

    Edhe selektori i Greqisë, John van ‘t Schip e ka komentuar grupin në Ligën e Kombeve, ku skuadra e tij do të përballet me Kosovën, Slloveninë dhe Moldavinë.


    Ai ndër tjerash ka thënë se përballja me Kosovën do të jetë e vështir, pasi sipas tij “Dardanë” janë zhvilluar dukshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Do të jenë ndeshje ndryshe. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë. Kosova është shumë e mirë dhe është zhvilluar. Por edhe ne jemi në një fazë të rindërtimit. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën tonë. Megjithatë ne shpresojmë të dalim fitues. Rivaliteti është i mirë në fushë. Besoj se do të jetë ndeshje e bukur dhe ky rivalitet do ta bënte edhe më të mirë ndeshjen”, ka thënë John van ‘t Schip, pas shortit të tërhequr në Amsterdam.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!