×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Greqisë flet pas barazimit, e vlerëson lartë Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 10:17

    John van‘t Schip ka thënë se Kosova nuk është një skuadër e dobët


    Greqia mbrëmë luajit baras 0-0 me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në Athinë dhe që ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Greqisë, John van ‘t Schip e ka lavdëruar Kosovën në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke thënë se Dardanët janë një skuadër e mirë dhe se mbajnë posedimin e topit.

    “Nuk ishte rezultat i mirë për ne. Nuk pajtohem assesi se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë skuadër e mirë. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë,” ka thënë John van‘t Schip

    “Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!