Ole Gunnar Solskjaer e kishte përcjellur ndeshjen Angli-Kosovë që u luajt në tetor të vitit të kaluar në Wembley pasi dëshironte ta shihte paraqitjen e Vedat Muriqit
Manchester United është i interesuar seriozisht për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, transmeton Reporteri.net
Kështu të paktën raportojnë mediat në Turqi.
Solskjaer Personally Watched Man United Striker Target, Wants Fenerbahce Star As Rashford Alternative: Manchester United have stepped up their interest in Fenerbahce star striker Vedat Muriqi according to the daily Turkish sports newspaper Fanatik.… https://t.co/vbX1vuSSUa pic.twitter.com/cmStw7P55B
— Fenerbahce_MP (@Fenerbahce_MP) February 12, 2020
“Fanatik” thotë se Solskjaer e ka shikuar më vëmendje të plotë ndeshjen Angli-Kosovë[5-3] që u luajt në Wembley në tetorin e vitit të kaluar.
Në atë ndeshje Vedat Muriqi kishte shënuar një gol nga penaltia.
Sipas kësaj gazeta turke, thuhet se Solskjaer është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Muriqit dhe e dëshiron në skuadër atë që ta ketë në dispozicion në rast të ndonjë lëndimi të Rashfordit.
Gjithashtu, është raportuar se United kishte bërë ofertë zyrtare prej 25 milionë në janar, por Fenerbahce e ka refuzuar një ofertë të tillë, pasi kërkon më shumë para. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.