Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e pranoi se skuadra e tij nuk e bëri paraqitjen më të mirë, pavarësisht fitores 4:1 kundër Udineses, e cila vjen pas debaklit kundër Fiorentinës dhe në prag të derbit me Milanit.
Bardhezinjtë e nisën vitin 2021 me këmbë të mbarë duke e mundur 4:1 kundër Udineses, falë dy golave nga Cristiano Ronaldo dhe nga një gol prej Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, .
Nuk ishte një paraqitje plotësisht e përkryer, megjithatë, pasi Udineses iu anulua një gol i hershëm në mënyrë kontroverse dhe e goditi dy herë shtyllën para se Marvin Zeegleaar ta shënonte golin e nderit.
“Nuk ishte Juventusi më i mirë, sepse po vinim nga një humbje e keqe ndaj Fiorentinës, prandaj e nisëm ndeshjen nervoz dhe pa vetëbesim”, tha Pirlo pas ndeshjes.
“Nuk isha i kënaqur me mënyrën sesi iu qasën ndeshjes lojtarët e mi fillimisht, sepse ende e ndienim frikën e humbjes së kaluar kundër Fiorentinës”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.