×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Kosovës bëhet operacion

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 15:20

    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur, përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare, se trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë dje operacion gjurin e këmbës së tij.


    Kryesuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka uruar Bernard Challandesit shërim të shpejtë dhe e ka theksuar rolin e tij për skuadrën e “Dardanëve”, shkruan Gazeta Express.

    “Pas operimit që pati dje përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Bernard Challandes, në gju, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës t’ i uroj atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet në letrën e Ademit.

    “Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë Kombëtar është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës”.

    “Zotit Challandes i urojmë shërim të shpejtë, shëndet të plotë e po ashtu vazhdimësi të rezultateve të mira me Kombëtaren tonë”.

    Bernard Challandes u emërua trajner i Kosovës më 2 mars të vitit 2018, para 488 ditëve. Gjatë kësaj kohe ai i ka zhvilluar 13 ndeshje me “Dardanët”, prej të cilave tetë janë fitore dhe pesë barazime. Ai është ende i pamposhtur si trajner i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!