×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Kroacisë me një dedikim special: Është një fitore për popullin, për çlirimtarët kroatë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 19:48

    Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq është në qiellin e shtatë.

    Ai po e shijon një moment magjik pasi ekipi i tij arriti ta eliminojë sonte super-favoritin e Botërorit, Brazili, pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

    Daliq kishte dedikim special pas fitores së madhe, e cila ua siguroi kroatëve kualifikimin në gjysmëfinale të “Katar 2022”.

    “Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djema. E kemi eliminuar favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë. Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje. Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë e dhanë maksimumin. Do t’i përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Lojtarët e mi nuk janë normal”, deklaroi Daliq për mediumin e madh kroat, HRT.

    Kroacia në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e duelit tjetër çerekfinal, Holandë – Argjentinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!