×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Llapit e krahason veten me Sir Alex Fergusonin

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 22:17

    Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, ka diskutuar rreth ekipit që ai drejton.


    Në një moment trajneri llapjan është pyetur nga gazetari se si po ia arrinë të jetë edhe trajner edhe menaxher i klubit.

    E përgjigjja e Batatinës ishte epike, pasi ai e krahasoi veten me ish-trajnerin legjendar të Manchester Unitedit, Alex Ferguson.

    “Kur Alex Fergusoni e ka bërë një gjë të tillë mund ta bëjë edhe unë. Kështu që asnjëherë nuk jam ndal në atë drejtim edhe pse nuk është e lehtë, por vullneti i madh për të arritur deri te një objektiv ka bërë që të menaxhoj mirë”, është shprehur ai.

    Tahir Batatina përveç në rolin e trajnerit është edhe investitor i klubit të Llapit së bashku me vëllezërit e tij.

    Çdo që ka të bëjë me klubin nga Podujeva përgjegjës kryesor është Tahir Batatina, pasi menaxhon gjithçka aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!