×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Maqedonisë së Veriut ‘paralajmëron’ Portugalinë: Nuk kemi ardhur këtu si turistë

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 13:07

    Trajneri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milveski, i shoqëruar nga kapiteni Stefan Ristovski kanë folur para mediave maqedone, teksa trajneri i Maqedonisë së Veriut ka bërë një paralajmërim për Portugalinë, transmeton Reporteri.net.

    Pavarësisht fjalëve të mira që ka për Kombëtaren e Portugalisë, trajneri i Maqedonisë së Veriut tha se ata kanë respekt total për Portugalinë, por sipas tij ata nuk kanë ardhur deri aty si turistë.

    “Nuk ia vlen të flasim për cilësinë e Portugalisë. Ka lojtarë të mrekullueshëm dhe nuk ia vlen të përmend vetëm një, do të më duhej të rendisja shumë. Ne kemi respekt total për Portugalinë, por nuk kemi ardhur si turistë. Kemi ardhur për të dhënë maksimumin dhe për të fituar”, tha ai.

    “Askush nuk e priste që ne të ishim këtu, pasi jemi shumë të vegjël. Por e vërteta është se ne kemi një shans për të arritur në Kupën e Botës dhe ne nuk duam ta lëmë këtë mundësi të ikë. Mesazhi ynë për lojtarët është i thjeshtë: shijoni momentin e lojës kundër një ekipi të madh dhe bëni më të mirën tuaj”, përfundoi trajneri i Maqedonisë së Veriut.

    Ndërkaq, Kombëtarja e Maqedonisë të martën do të përballet Portugalinë në stadiumin “Dragao”, të martën në orën 20:45, për të kërkuar kualifikimin në Botërorin e 2022-ës i cili mbahet në Katar, pas eleminimit që i bëri Kombëtares së Italisë, ndryshe Kampionit në fuqi të Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!