×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Milanit jep lajmin e zi për tifozët: Kurrë nuk do të jap dorëheqje!

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 10:13

    Marco Giampaolo ka thënë se nuk do të jap kurrë dorëheqje nga posti i trajnerit të Milanit


    Milan nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion nën urdhërat e Marco Giampaolos, ku ka grumbulluar vetëm 6 pikë pas 6 ndeshjeve, shkruan Reporteri.net

    Pas disfatës nga Fiorentina në shtëpi flites se Milani do ta shkarkonte trajnerin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Giampaolo i pyetur nga gazetarët se a do të jepte dorëheqje nga posti i trajnerit të Milanit dha këtë përgjigje:

    “Ju thoni që unë punoj shumë, por punoj keq? Ne do të gjejmë zgjidhje. Të dorëhiqem? Kurrë! Të largohem do të thotë se po dorëzohem dhe ne nuk dorëzohemi kurrë,” ka thënë Giampaolo.

    Ndryshe, Milani këtë fundjavë do të luajë me Genoan në udhëtim në kuadër të javës së shtatë në Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!