Edhe trajneri i Moldavisë, Engin Firat i ka thënë dy fjalë për shortin e Ligës së Kombeve që u mbajt sot në Amsterdam.
Tekniku, Engin Firat tha se do të jetë një grup i vështirë dhe se Kosovën e sheh si favorit të saj, por nuk harroj të përmend edhe dy kombëtaret e tjera si Sllovenin dhe Greqinë që janë në nivel të lartë.
“Është grupi më i fortë, të gjitha ndeshjet do të jenë të forta. Nëse ka një favorit, atëherë do të jetë Kosova që ka luajtur mirë kohët e fundit. Por edhe Greqia e Sllovenia janë kundërshtarë të fortë.
Ndërkaq, ai shkon më tutje ku tha se Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Moldavisë nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën, pasi kanë probleme politike.
“Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Firat./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.