×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Prishtinës pas barazimit: Po gabojmë shumë në mbrojtje

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 17:01

    Skuadra e Prishtinës përsëri ka bërë gabim në shtëpinë e saj në përballljen ndaj Drenicës, shkruan Reporteri.net.

    Prishtinasit barazuan 1-1 me Drenicën, në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.

    E, kjo mundet që të iu kushtojë shumë kryeqytetasve, të cilët janë duke luftuar për mbijetesë në Superligën e Kosovës.

    Pas barazimit nga Drenica, trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakovic tha se po gabojnë në mbrojtje, ku është shprehur shumë i pakënaqur.

    “Shumë gabojmë në mbrojtje, kjo po na ndodhë në shumë ndeshje. Duhet të bëjmë më të mirën me këtë që e kemi”.

    “Nuk kemi gjetur zgjedhje ndaj mbrojtjes së fortë të Drenicës”, ka deklaruar Ibrakovic pas ndeshjes për Art Sport.

    Bardhekaltrit ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojnë në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!