×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i ri i kombëtares: Kam qenë ushtar në Kosovë

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 23:26

    Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se e njeh mentalitetin e Kosovës.

    Me pas ai në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Jordaninë ka deklaruar se ka shërbyer si ushtar në Kosovë, në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987.

    “E njoh mentalitetin e Kosovës, kam shërbyer si ushtar këtu, isha i vendosur në aeroportin e Prishtinës në vitin 1987, dhe lidhja me Kosovën nuk më mungon në këtë aspekt”, tha Gliha.

    Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!