Kosova pësoi mbrëmë humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3 ndaj Rumanisë, që ishte rivali kryesor për avancimin tutje.
Trajneri i Rumanisë Mircea Lucescu, ka treguar si i motivoi lojtarët dhe se çfarë iu tha për ta marrë këtë fitore.
“E dinim që po përballeshim me një skuadër shumë të fortë. Të gjithë lojtarët e tyre luajnë në top pesë ligat evropiane. Nuk e dinim saktësisht se qysh si skuadër do t’i menaxhonim kualitetet e tyre teknike. Prandaj u përgatitëm në mënyrë shumë serioze”.
“Punuam shumë në mënyrën taktike dhe e kontrolluam lojën. Ka shumë punë aty, kam një grup të mençur të lojtarëve që bëjnë çfarë iu kërkoj”.
“Rezultati është natyral. Në pjesën e parë nuk kishin ndonjë situatë. I bllokova gjithkund, u nervozuan dhe provuan të luajnë më shumë individualisht. Dinim si t’i sfidonim me presion. Kemi tre lojtarë me shpejtësi dhe janë në formë të mirë”, ka deklaruar ai.