×
  • Sport
  • Sport

    Eskalon trajneri i Salernitanës, fillon të hedh këpucët në stadium

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 17:57

    Trjaneri i Salernitana-s, Davide Nicola ishte më pak se i impresionuar me disa nga mbrojtja nga ana e tij gjatë ndeshjes me Fiorentinën dhe filloi të hidhte këpucët pasi është nervozuar nga mbrojtja e skuadrës së tij, shkruan Reporteri.net.

    Ai ishte në gjendje të festonte pas një fitore të vështirë 2-1 ndaj La Violës, por humbi gjakftohtësinë në vijën e kontaktit pasi vendësit e bënë të vështirë një fitore të ngushtë në tokën vendase.

    Salernitana-s iu deshën më pak se nëntë minuta për të hapur rezultatin kundër Fiorentinës me anë të Milan Duric.

    Për Fiorentinën shënoi Riccardo Saponara në minutën e 64-të, por Federico Bonazzoli rrëmbeu fituesin e ndeshjes 11 minuta nga fundi.

    Humori i Nicola do të jetë përmirësuar pas fishkëllimës së fundit, pasi skuadra e tij kaloi në gjashtë pikë sigurie me gjashtë ndeshje të mbetura për t’u marrë, dhe ai ka treguar se mungesa e pasionit nuk do të jetë përgjegjëse që skuadra e tij të shkojë në Serinë B.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!