×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Shqipërisë: Nëse Kosova s’do ta kishte këtë lojtar as që do i afrohej zonës tonë

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 14:47

    Alban Bushi, e ka lavdëruar aq shumë Lirim Kastratin saqë ka thënë se pa të në fushë Kosova U-21 as që do të mund t’i afrohej zonës së 16-shes së Shqipërisë U-21


    Shqipëria U-21 e mposhti me rezultat 2-1 Kosovën U-21 ditë më parë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka thënë se Kosova U-21 nuk do të mund të rrezikonte portën e skuadrës së tij në rast se nuk do ta kishte në fushë Lirim Kastratin.


    “Kosova ka një ekip të fortë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por në pjesën e parë e dominuam ne dhe humbëm 4 raste të pastra dhe të sigurta për gol,” ka thënë Bushi.

    “Unë mund të them këtë. Nëse Kosova nuk do e kishte Lirim Kastratin, as që do i afrohej 16-shes së Shqipërisë. Ndryshe nga ne, që po e qarkullonim topin dhe lojën tonë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!