Matjaz Kek ka qenë i shkurtër në fjalët e tij pas fitores në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja e Sllovenisë ka shënuar fitore minimale në udhëtimin në Prishtinë, duke mposhtur Kosovën 0:1.
Pas ndeshjes, trajneri Kek ka përgëzuar lojtarët dhe është shprehur i lumtur me fitoren e arritur.
“Fitorja është një shpërblim që vjen për djemtë dhe për të gjithë punën e fortë që kanë bërë deri më tani”, ka thënë Kek, transmeton lajmi.net.
“Ajo vjen për një raport më të mirë dhe vjen pas një dëshire të madhe për fitoren”, shtoi selektori i sllovenëve.
Sllovenia mori mbrëmë tri pikë, falë golit të Vuckic, i cili vinte në minutën e 21’ të takimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.