Derisa është duke vazhduar agresioni rus në Ukrainë, trjaneri i Kombëtares së Ukrainës në futboll është njëri nga personat e botës së sportit i cili nuk ka ikur nga vendi, shkruan Reporteri.net.
Olekandr Petrakov është duke dalur në ndihmë vendit të tij, ku së fundmi ka thënë se mundet të i vrasë dy ose tre rusë.
“Familja ime më tha të shkoja në Ukrainën perëndimore, por unë refuzova. Unë i thashë: ‘Unë jam nga Kievi, nuk mund të largohem’”, tha fillimisht Petrakov për “The Guardian”.
“Mendoj, nëse ata vijnë në Kiev, unë do të marr një armë dhe do të mbroj qytetin tim”, shtoi selektori i ukrainasve.
“Unë jam 64 vjeç, por e ndjeva se ishte normale ta bëja këtë. Mendoj se mund të largoj dy ose tre armiq”, deklaroi Petrakov.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.