×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Unitedit e dëshiron yllin e Barcelonës

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 20:37

    Manchester United donte të bënte një goditje të bujshme në merkaton e verës, pasi kishte përgatitur një ofertë të bujshme për ekipin e Barcelonës.


    “Djajtë e kuq” donin të ofronin 92 milionë euro për kartonin e sulmuesit Ansu Fati.

    Klubi anglez është fiksuar pas 17-vjeçarit dhe e konsideron si të ardhmen e futbollit europian. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u kërkoi drejtuesve të klubit që të tentonin afrimin e lojtarit në Old Trafford.

    Sport bën me dije se interesimit të Manchester United kampionët e Spanjës iu përgjigjën menjëherë dhe pa hezitim. Ata duan që Ansu Fati të jetë epiqendër e projektit të tyre me largimin e Lionel Messit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!