Skuadra nga Ferizaj ka triumfuar në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Parë.Skuadra e Arbnor Morinës ka triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Vushtrrisë.
Tashmë, skuadra e Ferizajt është e para në vendin e parë në tabelë, me 4 pikë para Vushtrrisë.
E, trajneri i kësaj skuadre, Samuel Nikaj ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ pas ndeshjes, atje ku tha se mungesa e sistemit VAR e ka penalizuar skuadrën e tij.
“Ka qenë një ndeshje me dy pamje, pjesa e parë e dominuar nga Ferizaj dhe pjesa e dytë e dominuar nga ne, kemi pasur raste por nuk i kemi konkretizuar. Gjatë gjithë kampionatit kam rënë dakord që maksimumi ynë është të arrijmë barazhin, kjo ka ardhur si pasojë e asaj që kam pa ndeshje pas ndeshjeje, pasi po të kishte Var në Ligën e Parë, ne do të ishim 5 deri në 8 pikë larg vendit të dytë. Gjithashtu, ndeshja e sotme po të ishte me VAR do të kishte një tjetër rezultat. Në vazhdim duhet të kapim barazhin matematikisht sa më shpejt dhe të mendojmë pozitivisht për finalen e parë“, tha Nikaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.