Florian Koehfeldt, trajneri i Werder Bremenit e ka lavdëruar Milot Rashicën për formën që po kalon
Ylli nga Vushtrria shënoi një rekord te Werder Bremen ku u bë futbollisti i parë që realizon në 6 ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë, shkruan Reporteri.net
Miloti shënoi golin e tretë të Werderit në fitoren 3-2 kundër Dortmundit.
?? | Visto el Werder Bremen 3-2 Borussia Dortmund de octavos #DFBPokal. Gran eficacia y plan muy estudiado por los pupilos de Florian Kohfeldt, que pese a su mal momento (descenso en Bundesliga) siguen siendo el equipo solidario del pasado curso, con Milot Rashica ya como líder. pic.twitter.com/yV1zCxbIRJ
— Iñaki María Avial ⚽ (@mariaavial) February 5, 2020
Florian Kohfeldt, trajneri i Werderit e ka përgëzuar Milotin për paraqitjet që po tregon gjatë këtij edicioni.
“Ai thjeshtë godet nga çdo pozitë, shënon nga çdo pozitë. Miloti ka punuar gjithashtu në mënyrë të jashtëzakonshme në fazën defanzive,” ka thënë Kohfeldt.
“Rashica është rrezik për çdo mbrojtës dhe mbrojtje në Bundesligë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.