Mbrëmë në Doha të Katarit është tërhequr shorti për fazën e grupeve në kuadër të Kupës së Botës e cila do të zhvillohet këtë vit në Katar, përcjell Reporteri.net.
Kombëtarja e Zvicrës do të jetë në grupin G, ku veç Zvicrës në këtë grup është Brazili, Kameruni si dhe Serbia.
Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës do të përballet sërish me Serbinë në Botëror.
Brazili e Serbia ishin në grup me Zvicrën edhe në Kupën e Botës të vitit 2018, grup të cilin Xhaka e Shaqiri me shokë e kishin kaluar.
Në Botërorin e fundit Zvicra kishte mposhtur Serbinë, ku golat ishin shënuar nga dy lojtarët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët pas shënimit të golave kishin festuar duke ‘bërë’ shqiponjën.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i kënaqur me shortin.
“Do të jenë sfida të mira, ato janë skuadra të mira dhe kanë lojtarë të mirë. Ne do të përgatitemi shumë për të arritur në raundet e ardhshme. Ne i njohim Brazilin dhe Serbinë që nga Botërori i vitit 2018. Kameruni ka gjithashtu një ekip shumë interesant. Jam i kënaqur me shortin”, u shpreh trajneri zviceran.
Për Zvicrën në Kupën e Botës ndeshja e parë do të jetë më 24 nëntor, kur përballet me Kamerunin, kurse ndeshja ndaj Serbisë do të zhvillohet më 2 dhjetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.