Nesër është dita kur Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Zvicrës në kuadër të miqësoreve të muajit mars, transmeton Reporteri.net.
E, në një konferencë për media trajneri i Zvicërs ka thënë se ndaj Kosovës do të paraqiten edhe futbollistë të rinj.
“Do të shohim disa lojtarë të rinj në formacionin fillestar. Atyre duhet t’u jepet mundësia të tregojnë veten. Ne duam të luajmë me guxim. Jam shumë i kënaqur me javën e stërvitjes. Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë, janë të lënduar lehtë”.
Ndërkaq, trajneri i Zvicrës u pyet edhe për humbjen nga miqësorja e fundit me Anglinë ku tha se pavarësisht humbjes ata kishin lojë të mirë, ku tha se ishte i zemruar për një minutë pas ndeshjes.
“Është më mirë të marrësh penallti në një miqësore sesa në një luftë serioze. Isha i zemëruar për një minutë pas ndeshjes, por më pas i pashë djemtë dhe mendova se luajtëm mirë”.
E, një “paralajmërim” për tre futbollistët që kanë prejardhje nga Kosova, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Andi Zeqirin duket se e bëri Murat Yaki, për të cilët tha se duhet të kontrollojnë emocionet e tyre nesër.
“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të vërshëllej për fillimin e ndeshjes, ata duhet të fshehin emocionet. Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”.
Miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00.