×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri që e zbuloi Enis Bardhin: E pashë që ka talent dhe e mora në Suedi – Ai mund të luajë për Realin ose Barcelonën

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 21:16

                                                                                           Autor: Lirim Gashi


    Enis Bardhi është nipi Kosovës që i eliminoi dajtë javën e kaluar dhe tani është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionat Evropian me Maqedoninë e Veriut


    Agim Sopi është trajneri që e ka zbuluar talentin e tij qysh në moshën 9 vjeçare dhe ka merita të mëdha për sukseset që sot po i arrin Bardhi, shkruan Reporteri.net

    Ish-trajneri i Feronikelit në një rrëfim ekskluziv për Reporterin ka zbuluar detaje se si e kishte takuar Enisin si fëmijë dhe sot ai beson se 25-vjeçari mund të luajë për klube si Barcelona e Real Madrid.

    “Enisin e kam takuar për herë të parë kur ai ishte 9 vjeç. Unë isha në pushime në Shkup dhe një mik i imi, Bedri Tusha më thirri që të shkoj dhe ta shoh atë në stërvitjet që po i zhvillonte. Aty pashë një djalosh të vogël me talent të jashtëzakonshëm,” fillon rrëfimin Sopi.

    “E kam përcjellur atë derisa i ka mbushur 15 vjet dhe pas një turniri ndërkombëtarë në Danimarkë, ku ai o zgjodh si lojtari më i mirë i finales vendosa ta dërgoj për dy javë në një kamp futbolli në Espanyol të Barcelonës. Ata dëshironin ta ndalnin, por pasi që Maqedonia nuk ishte në BE nuk qe e mundur.

    Pas këtij rasti Sopi vendosi që ta merrte Enisin në Suedi dhe të punonte individualisht me të.

    “Pasi dështoi kjo mundësi, unë vendosa që ta marrë Enisin në Suedi dhe të punoja ekstra me të. Kemi bërë sakrifica të mëdha së bashku, orë, ditë, javë, muaj dhe vjet në ushtrime dhe tani kur e shoh atë duke shënuar gola spektakolar ndaj ekipeve të mëdha evropiane unë ndonjëherë bie në lot prej gëzimit.

    Sopi që tani është trajner i Osterlen FF në Suedi beson se Bardhi mund të luajë një ditë për klube si Barcelona ose Real Madridi.

    “Me karakterin dhe vullnetin e punës që Enis Bardhi ka unë jam i bindur se ai nuk do të ndalet derisa të arrijë në një ndër ekipet më të mëdha në Evropë, e pse jo në Real Madrid ose Barcelonë.

    Sopi ka treguar edhe një moment qesharak me Bardhin pas një ndeshje të Maqedonisë U-21 kundër Skocisë në të kaluarën.

    “Në ndeshjen kundër Skocisë ai pati vrapuar shumë dhe u zgjodh Lojtari i Ndeshjes. Unë pasi përfundoi takimi i thashë: ‘Ec të përqafi se më ki kënaq me lojë’. Ai më tha: ‘Jam lodh shumë’ dhe unë ia ktheva: ‘Ec se të mbaj në shpinë deri në zhveshtore’,” përfundoi Sopi.

    Edhe Bardhi e vlerëson lartë dhe është gjithnjë falenderues ndaj Agim Sopit.

    “Agimi është një mikpritës shumë i mirë, dhe e di se si është të jem në shtëpi te ai, i kam kaluar dy vite atje në Suedi dhe fillimet e mia ishin aty, ai më ka ndihmuar shumë në ushtrime, por edhe në çdo aspekt të jetës. Agimi mund t’i ndihmojë çdo futbollisti të ri,” kishte thënë në të kaluarën Bardhi.

    Ndryshe, 25 vjeçari është pjesë e Levantes që nga viti 2017, derisa para se të kalonte në La Liga ai ishte pjesë e Ujpest në Hungari dhe Prespa Birlik në Suedi, aty ku Sopi e kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë në formësimin e tij si futbollist. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!