Sinisa Mihajlovic, tranjeri i skuadrës italiane, Bologna e kishte mposhtur kancerin dhe tani është në rrezik të rikthimit, ku ka nisur të shkoj në terapi, transmeton Reporteri.net.
Në një konferencë për shtyp, Mihajlovic deklaroi se duhet të shkojë menjëherë në terapi stacionare. Arsyeja për këtë është rreziku i përsëritjes së kancerit në gjak.
“Remisioni im pas transplantit të palcës së eshtrave në tetor 2019 ka qenë i shkëlqyer, por fatkeqësisht këto sëmundje janë tinëzare
Studimet e fundit kanë treguar se ka një rrezik të shtuar të përsëritjes. Për të shmangur këtë, më duhet të bëj terapi”, thotë serbi.
Në korrik 2019, Mihajlovic njoftoi se kishte kancer në gjak.
Por, tani duket se iu është rikthyer kanceri në gjak, ku për momentin, ai nuk do të jetë mënjanë në ndeshjet e FC Bologna me lojtarin kombëtar Michel Aebischer, por nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga puna e tij si trajner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.